Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Ky libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.
Author: Salih El Kurdi
Translators: Selim Sulejmani
Kur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.
Reveiwers: Një grup recenzuesish
Translators: Një Grup përkthyesish
Ky libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.
Author: Muhamed b. Salih El Uthejmin
Translators: Driton Lekaj
Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Ky libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.
Author: Muhamed b. Salih El Uthejmin
Translators: Driton Lekaj
Publisher: Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Author: AbdulKadir El Arnaut
Translators: Rijad Misini