Mburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.
Author: Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani
Reveiwers: Driton Lekaj
Ky libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Author: Zakir b. AbdulKerim Najk
Reveiwers: Driton Morina
Translators: Fehim Dragusha
Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Publisher: Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source: http://www.islamhouse.com/p/232
Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Author: AbdulMelik El Kasim
Reveiwers: Bahri Curri
Translators: Driton Maxhuni
Ky libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.
Publisher: Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com
Cilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.
Author: Bilal Filips
Reveiwers: Bahri Curri